Ndahen 600 mijë euro për hallkat elektronike që do tu vendosen dhunuesve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë u ndanë 600 mijë euro për mbikëqyrjen e hallkave elektronike që do t’i vendosen dhunuesve.

Sipas Haxhiut nuk ka pasur përpjekje për zbatimin e ligjit të hyrë në fuqi në vitin 2015, shkruan Syri.net Kosova.

“Më 1 korrik 2015, ka hyrë në fuqi Ligji për Mbikqyrjen Elektronike.  Pavarësisht hyrjes në fuqi, asnjëherë nuk ka pasur përpjekje për zbatimin e tij”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Ministrja Haxhiu tha se me zbatimin e ligjit viktimat do të jenë më të mbrojtura.

“Viktimat e dhunës do të jenë më të mbrojtura dhe më të sigurta kurse dhunuesit do të jenë të monitoruar për të parandaluar përsëritjen e njëjtë të veprës së dhunuesit ndaj vitktimës ose rastet me fatalitet”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *