Miratohet raporti për Kosovën në Komisionin e Parlamentit Evropian

Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar sot raportin për Kosovën dhe amendamentet e paraqitura nga deputetët për këtë raport.

Drafti i raportit ishte prezantuar nga Viola Von Cramon-Taubadel, që është raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian(PE), ndërsa në këtë raport janë paraqitur mbi 300 amendamente nga deputetë të ndryshëm.

Raporti për Kosovën u miratua me 44 vota për, tetë kundër dhe tri abstenime.

Raporti përmban pikat e përgjithshme ngjashëm me raportet e viteve të shkuara, por ka marrë parasysh edhe zhvillimet që kanë ndodhur ndërkohë. Me këtë raport mirëpritet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që reflekton orientimin pro-evropian të qytetarëve të saj dhe përcaktimin e qartë gjeopolitik.

Ndërkaq, është përshëndetur edhe vendimi i shumëpritur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, i cili proces u përmbyll të martën, më 25 prill, kur vendimi edhe u botua në Gazetën Zyrtare të BE-së, pasi më herët ishte nënshkruar nga Parlamenti dhe Këshilli i BE-së./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *