Robbie Williams dhe gruaja e tij Ayda Field kanë pranuar se mezi kanë bërë seks ndonjëherë.
Ish-këngëtari i “Take That”, 49 vjeç, fajësoi mungesën e epshit për injeksionet e testosteronit, të cilat i kishin përkeqësuar depresionin, shkruan DailyMail.
Në një intervistë të përbashkët, dyshja këmbënguli se ata janë ‘në të njëjtin mendim’ kur bëhet fjalë për intimitetin dhe janë të kënaqur me mungesën e aktivitetit të tyre në dhomën e gjumit
Robbie i tha tabloidit britanik The Sun: “Të gjithë e dinë se nuk ka seks pas martesës. Kështu është. Përdora substanca stimuluese për testosteron për një kohë të gjatë, por, për shkak se krijova varësi, u desh ta ndalja”.
“Por seksi që bëmë kur isha në përdorim të substancave stimuluese për testosteron ishte i jashtëzakonshëm; ishte gjatë gjithë kohës. Ishim të pangopur. Megjithatë, kjo tregon se sa të lidhur jemi me njëri-tjetrin, sepse kur isha në të, ne nuk mund t’i hiqnim duart nga njëri-tjetri”, deklaroi këngëtari.
“Më mungon ajo kohë. Ishte një periudhë argëtuese. Megjithatë, ndonjëherë tani Ayda do të kthehet nga unë në divan dhe thotë: ‘Duhet të bëjmë seks’, dhe unë jam ulur duke ngrënë një mandarinë dhe thjesht ngre supet. Pra, e dini, ndonjëherë ne përpiqemi”, tha ai me shaka, transmeton Telegrafi.
Falënderoj Zotin për kotësinë dhe falënderoj Zotin për punën time, sepse nëse nuk do të bëja atë që bëj për jetesën, kam frikë të mendoj se si do të dukesha dhe çfarë do të bëhesha”, shtoi ai.
Këngëtari, i cili prej 20 vitesh tashmë është esëll, ka treguar se më në fund ka mësuar të pranojë veten pas vështirësive në të kaluarën.
Ai më parë pranoi se ishte vetëm ’24 orë larg vdekjes’ në kulmin e varësisë së tij, gjë që e çoi atë në marrjen e një kokteji të rrezikshëm droge.