Krasniqi: VV ta kuptojë se mediat nuk i frikësohen, nuk i fut nën kontroll

Profesori Milazim Krasniqi, ka thënë se VV duhet ta kuptojë se mediat nuk i frikësohen dhe nuk mund t’i fus nën kontroll.

Ai ka thënë se për këtë ka tri arsye, duke shtuar se në këtë kohë politikanët duhet të frikësohen nga mediet e gazetarët, jo mediet e gazetarët nga politikanët.

Postimi i tij i plotë:

LVV duhet ta kuptojë se mediet nuk i frikëson. As i fut nën kontroll. Ka tri arsye: e para, mediet janë biznese private, nuk varen nga reklamat e saj, e dyta, janë krijuar gjenerata gazetarësh/esh që nuk nënshtrohen, e treta, sponsori i pavarësisë së Kosovës, e sponsorizon edhe gazetarinë e pavarur. Në kohën tonë politikanët duhet të frikësohen nga mediet e gazetarët, jo mediet e gazetarët nga politikanët. Siç thuhet: ”i ka dekë nana kësaj pune

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *