Dalin pamjet e para nga vendi ku djali mbyti babain e tij

Mesditën e së mërkurës ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Divjakë, ku djali vrau babain. Është bërë e ditur se Andrea Stasa në momentin që e ka vrarë babain e tij 85-vjeçar Mistër Stasa, ka qenë i dehur.

Shkak i zënkës dyshohet të ketë qenë gjendja e dehur e djalit, i cili nuk i ka pranuar kritikat e babait dhe e ka qëlluar me grushta e shkelma deri sa i ka marrë jetën.

Ndërkohë që hetuesit ka qenë në vendin e ngjarjes për të bërë hetime të mëtejshme.

Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit autorin e dyshuar. 58-vjeçari rezulton person me precedentë të mëparshëm penal, pasi ka kryer 13 vite burg.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Informacion paraprak

Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *