Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar të hënën se Serbia i ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Ohrit dhe Brukselit në më pak se 23 orë.
Ajo përmendi ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë si dhe votimin kundër Kosovës në aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, transmeton Neutral.
“Në më pak se 24 orë Serbia ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit:
- Ndërhyrja e huaj në zgjedhjet Kosovë (në kundërshtim me nenin 2)
- Lobimi dhe votimi kundër Kosovës aplikimit të KiE (në kundërshtim me nenin 4)”, shkroi ajo në Twitter.
“Marrëveshja e re, por e njëjta Serbi e vjetër”, shtoi shefja e shtetit.