Gjinovci: Serbia e shkeli marrëveshjen e 27 shkurtit, votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Rron Gjinovci, analist e dikur edhe moderator, ka reaguar pas kalimit të fazës së parë të shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai ka shkruar se Serbia ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE, duke shtuar se një gjë e tillë është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit.

“Serbia sot edhe formalisht ka votu kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, nji shkelje flagrante e marrëveshjes së 27 shkurtit, ku thuhet që Serbia nuk e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. E tash?”, shkroi ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *