Analisti politik, Fatmir Sheholli në një intervistë për lajmi.net ka folur rreth Gjykatës Speciale.
Ai është shprehur se Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla duhet të flasë për raportin e saj me Gjykatën Speciale.
‘’Unë kam qenë dëshmitar në procesin e kësaj gjykate. Ministrja Gërvalla ka deklaruar se ka dorëzuar dosje në Gjykatën Speciale, është mirë që ajo të deklarohet lidhur me këtë çështje.Kjo gjykatë është politike’’ ka thënë Sheholli.
Sheholli është i bindur që ish-krerët e UÇK-së në fund të procesit do të dalin të pafajshëm.
Ai gjatë marrjes në pyetje nga ana e Prokurorisë ka folur edhe për luftën e UÇK-së dhe për rastin e babit të tij.
Sheholli për lajmi.net thotë se UÇK-ja nuk ka gisht në vrasjen e babit të tij.
‘’UÇK-ja nuk e ka vra babin tim. Babai im është vrarë në vitin 1997, atëherë pushtetin në Kosovë e ka pasur Serbia dhe kjo për mua lë dyshime’’ thotë Sheholli.
Sheholli shpreson që kryeministri Kurti ti vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë.