Deputeti shqiptar në Suedi falënderohet nga KE për shpëtimin e foshnjës në lumin Moraça

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tiny Kox, në mbledhjen e sotme të këtij institucioni e ka falënderuar deputetin shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, për veprimin e tij që ka bërë duke e shpëtuar një foshnje nga vdekja në lumin Moraça në Podgoricë.

Falënderimit të Kox iu bashkuan edhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë që ishin në sallën e Këshillit të Evropës.

Më 20 mars të këtij viti në lumin Moraça në Podgoricë ishte mbytur një grua, teksa foshnja e saj, ishte nxjerrë e gjallë nga aty nga deputeti Dibrani.

Prezenca e deputetit Adnan Dibrani, rezultoi të vijonte aty, duke qenë pjesë e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që pasoi ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.

Kujtojmë se në agjendën e sotme të Komitetit të Ministrave pritet të shqyrtohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE më 12 maj të vitit 2022. Aplikacionin fillimisht e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pastaj, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *