Kurti pyetet se a ka dëshirë të jetë kryeprokuror, kjo është përgjigja e tij

Kryeministri Albin Kurti, ka folur rreth marrëveshjes se Ohrit ai tha se do të zbatohet pa vonesa. 

Kur u pyet nga gazetarët mos i ka rënë pishman që është kryeministër a mos ka dëshirë që të ketë kryeprokuror, kjo referuar deklaratave për mos punë në sistemin e drejtësisë.

Unë nuk jam penduar që jam kryeministër besoj që njësoj e kanë ndjenjën kolegët e mi nga Qeveri e pa dyshim edhe shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës. Është evidente që me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 kanë ndryshuar legjislativi dhe ka ndryshuar ekzekutivi ka filluar transformimi i madh demokratik e zhvillimor i vendit tonë”, tha Kurti.

Ndërsa u shpreh se është i gatshëm për takimin e 2 majit dhe se pret rezultatet konkrete.

“Ajo që është e dosmosdoshme është një sistem i drejtësisë, një prokurori aktive një gjyqësor efikas, që të gjithë këta të jenë të mençur të ditur me një integritet profesional dhe personal e patriot në mënyrë që të sjellin edhe drejtësi për qytetarët. E kur them drejtësi mendoj edhe për viktimat e luftës për shkak të agresionit dhe gjenocidit të Serbisë por mendoj edhe për viktimat e korrupsionit e krimit të organizuar në periudhën e paqes”, u shpreh kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *