Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se tashmë ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga procesi i zgjedhjeve në veri.
Ai tha se ky proces nuk ka pasur ndonjë incident të theksuar, dhe se sa i përket anës teknike dhe organizative, gjithçka ka shkuar në rregull.
Tutje ai ka treguar për secilën komunë, numrin e votuesve që kanë marrë pjesë.
“Të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur, anëtarët e këshillit janë duke e bërë numërimin e fletëvotimit. Nr i qytetarëve që kanë votuar: Leposaviq, 141 votues 1.06%, Zubin Potok 385 votues,8.18%. Zvecan, 204 votues apo 2.92%. M. Veriut 837 votues 4.62 %”, ka thënë ai.
Radoniqi, bëri të ditur se rezultatet pritet të publikohen pas ores 20:00.