Janë duke u mbajtur zgjedhjet e parakohshme lokale në katër komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat veriore, deri në orën 11:00, ka qenë si vijon:
Leposaviq: 28 votues, apo 0.21%
Zubin Potok: 65 votues, apo 1%
Zveçan: 29 votues, apo 0.41%
Mitrovicë e Veriut: 191 votues, apo 1.05%
Të drejtë vote, sipas KQZ-së, kanë 45.095 qytetarë.