Prokurori i Shtetit: Jemi në gjendje gatishmërie, do reagojmë kudo që ka pengim të procesit zgjedhor në veri

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se është duke mbikëqyrur procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës.

Nga Prokuroria kanë bërë të ditur se prokurorët bashkë me Policinë janë të angazhuar në stacione policore atje, dhe se të njëjtit janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Tutje thuhet se në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar edhe gjyqtarë kujdestarë që janë në gatishmëri për çdo eventualitet.

Më tej është bërë thirrje për qytetarët, mediat e shoqërinë civile që të raportojnë në organet kompetente të gjitha problemet.

“Po ashtu, prokurori i shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë në Polici dhe Prokurori për të gjitha pretendimet eventuale lidhur me keqpërdorimet zgjedhore”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *