Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se komuniteti serb në veri të vendit është në kërcënim të vazhdueshëm nga Lista Serbe.
Ibishi ka thënë se vërehet dukshëm presioni i Serbisë në këto zgjedhje.
“Shihet një presion i vazhdueshëm i Beogradit në krye me Vuçiqin, i cili bën presion edhe jo vetëm presion por edhe kërcënime duke i arrestuar, duke i sulmuar qytetarët që në njëfarë forme po paraqiten besnik ndaj institucioneve të Kosovës edhe normal, edhe ato çka i parapriu djegia e automjeteve të tjera…”, ka deklaruar Ibishi gjersa ka theksuar se “Mendoj që komuniteti serb në veriun e Kosovës është në presion dhe kërcënim të vazhdueshëm nga Lista Srpska”, tha i në RTV Dukagjini.
Nga ana tjetër, Ibishi vlerëson se zgjedhjet kanë filluar qetë ndonëse mendon se një numër i vogël i qytetarëve do të votojnë.