Muslimanët në Katar falën namazin e Fitër Bajramit në stadiumin e ndërtuar për Kupën Botërore

Mijëra muslimanë në Katar namazin e Fitër Bajramit e falën në stadiumin e ndërtuar për Kupën Botërore 2022.

Besimtarët muslimanë u bënë bashkë në stadiumin “Education City” në kryeqytetin Doha, stadium i cili ishte ndërtuar për Botërorin 2022.

Ky është namazi i parë i Bajramit në këtë stadium, ndërkaq, përveç katarianëve, namazin e falën edhe muslimanë të vendeve të tjera që jetojnë këtu./AA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *