Publikohet biseda e Luizit: Kjo lidhje nuk ec më, nuk e shoh Kiarën në planet e mia për të ardhmen

Këngëtari dhe banori i shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli po vazhdon të komentohet për secilin veprim që bën.

Edhe ditëve të fundit, këngëtari nga Shkodra ka ngjallur habi teksa po shihet i distancuar në raportin e tij me partneren Kiara Tito.

E gjitha kjo si një mision që i është dhënë atij nga “vëllai i madh”, për të injoruar Kiarën, e për të cilën do të përgatitet një befasi këtë të shtunë gjatë spektaklit.

Por, qëndrimin e ftohtë ndaj saj e ka kuptuar vënë re edhe vetë Kiara që në disa raste nuk ka hezituar ta pyes Luizin se çfarë po e shqetëson.

Megjithatë, një bisedë e Luizit nga ‘dhoma e rrëfimit’ ku ai flet sikur raporti i tij me Kiarën nuk po ecën dhe si i tillë duhet të marrë fund tashmë është bërë virale në TikTok.

“Do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte ose ta pranonte që i ka ardhur fundi tani, kjo lidhje nuk ecën më, ndodhi këtu, ishte e bukur sa zgjati dhe le të mbyllet këtu. Çdo gjë e ka një fillim dhe një fund, do kemi kujtime të bukura. Kam lojën shumë më të rëndësishme, për hir të vërtetës nuk e shoh Kiarën në planet e mia për të ardhmen”

“Besoj me aq sa e kemi respektuar njëri-tjetrin uroj të më kuptojë dhe pse jo të mbesim shokë të mirë edhe jashtë tek e fundit. Nuk e kam pasur për qëllim t’i bëj gjë të keqe, përveçse të kaloj mirë me të”, dëgjohet të thotë ai.

Ndërkohë, më pas Luizi thotë se po ‘luan me zjarrin’ teksa përmend edhe një propozim martese.

“Kuku që po luaj me zjarrin. Të ma bëjë ajo mua këtë punë, nuk më intereson hiç, jo të më propozojë për martesë por nuk e di për çfarë”, tha Luiz tutje.

Mbetet të shihet nëse edhe kjo bisedë e tij është e përfshirë në misionin që atij iu dha dhe si pjesë e befasisë për Kiarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *