“Ramazani i parë që kam agjëru”, Yll Limani na tregoi të gjitha mësimet që nxorri prej tij

Sot, shqiptarët festojnë Fitër Bajramin, ditën kur agjërimi i tyre i muajit të Ramazanit përfundon.

Këtij muaji iu përkushtua pak më shumë kësaj here edhe këngëtari Yll Limani, që tregoi për ndjekësit se e kishte agjëruar çdo ditë.

Pa konsumuar ushqim dhe ujë, ai tregoi se e kishte më të lehtë ta kuptonte si ndjehet dikush që nuk ka.

Këtë muaj Ylli ia dedikoi pastrimit shpirtëror, rregullimit të sjelljeve dhe qëllimeve të tij.

Në një postim në InstaStory, këngëtari shkruan:

“Ky ka qenë Ramazani i parë që e kam agjëru fillim-fund. Mësova shumë për vetëdisiplinë, me pas kujdes, ç’ka them, shoh, nij, mendoj edhe boj.

Pa bukë e ujë, e kupton shumë më mirë dikon që nuk ka.

Gjatë ton muajit kam reflektu, ku jom, ku po du me shku edhe çka jom tu bo mirë ose keq.

Msova që përnime nuk kom për çka me u anku: fokusohu në çka ki edhe ji falenderues 24 orë në ditë.

Ma e rëndësishmja, m’u rikonfirmu edhe nihere fuqia e qëllimit: kur e ki të qartë çka po don, gjithçka osht e mundshme.

Zoti na pranoftë agjërimin!”- shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *