E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë në Zveçan

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik që ndodhi mbrëmë në rrugën nacionale Mitrovicë – Jarinjë, saktësisht në fshatin Rudarë të Zveçanit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Almir Jusufoviq, 44-vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka treguar se që të dy automjetet ishin me targa të Serbisë.

Policia e Kosovës, sot në orët e mbrëmjes ka pranuar informacion për një aksident trafiku të ndodhur në Rudare, në rrugën Mitrovicë-Leposaviq. Njësitë policore menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku bazuar në informacionet e para dyshohet se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, me tabela të Serbisë. Lidhur me gjendjen shëndetësore të drejtuesve të mjeteve, pritet konfirmimi nga mjekët kompetent”, tha Kelani të enjten.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *