Luizi thyen rregullat e lojës, merr dënimin nga “Vëllai i Madh”

Vëllai i Madh”, ka befasuar banorët me lojën e radhës.

Shtëpia e Big Brother VIP Albania, është mbushur me letra higjienike të cilat banorët nuk kanë të drejtë t’i prekin.

Luizi ishte i pari banor që theu rregullat dhe preku letrat higjienike, vetëm pak minuta pasi lexoi zarfin, i cili sqaronte qartë që person i cili prek apo shkëput letrën higjienike, do marrë një dënim.

image 134

Pasi u njoftua për thyerjen e rregullit, Luizi shkoi të hapë një gogël, brenda së cilës thuhej se ai duhet të zhytej në pishinë.

Luizi u shpreh se ai nuk hidhet dot për dy arsye, e para sepse është shumë ftohtë jashtë dhe e dyta, sepse ka bërë tatuazh dhe nuk duhet ta lagë atë me ujë.

Ai kërkoi të kryente një tjetër dënim. Pasi shkoi në dhomën e rrëfimit, Vëllai i Madh i dha mundësinë Luizit që të kryente një tjetër dënim.

Ai duhet të qëndrojë dorë për dore me një banor. Luizi zgjodhi Kiarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *