Jeni zgjuar nga gjumi dhe ju është e tharë goja? Kontrolli është i lehtë dhe shkaku mund të jetë serioz

Këto janë të gjitha arsyet për atë simptomë

Nëse nuk keni pirë shumë alkool një natë më parë, a e dini se çfarë tjetër shkakton tharjen e gojës? Zakonisht dinë të jenë rezultat i dehidrimit ose ndonjë infeksioni viral, madje edhe ankthi.

Megjithatë, nëse goja juaj është e thatë për një kohë të gjatë dhe vazhdimisht, ekziston mundësia që të jetë simptomë e kserotomisë.

Kserotomia ose goja e thatë ndodh kur nuk prodhojmë mjaft pështymë dhe mund të shkaktohet nga disa medikamente, si dhe një shenjë paralajmëruese për disa sëmundje, transmeton Telegrafi.

Ilaçet, të tilla si ato kundër depresionit, alergjitë, agjentët kundër ankthit ose sëmundja e Parkinsonit mund të çojnë në tharje të gojës.

Tharja e gojës ndodh shpesh si pasojë e diabetit, por edhe e sëmundjeve të caktuara autoimune. Ndodh në pacientët me sindromën Sjogren, sarkoidoza dhe te pacientët e infektuar me HIV.

Pikërisht për këtë arsye mjekët këshillojnë që pas një periudhe të gjatë të tharjes së gojës, duhet të shkoni te mjeku.

Kontrolli është i lehtë, duke e mbajtur gjuhën në mukozën e faqes për rreth pesë sekonda. Nëse gjuha ndahet lehtësisht nga mukoza e faqes, sekretimi i pështymës është normal, por nëse ka vështirësi, bëhet fjalë për kserotomi.

Si pasojë e gojës së thatë, shfaqet era e pakëndshme, dhëmbët prishen shpejt për shkak të kariesit, infeksionet mykotike janë të zakonshme.

Higjiena e gojës është e vështirë, si dhe gëlltitja dhe të folurit.

Prandaj, nëse goja juaj është e thatë për një periudhë të gjatë kohore dhe është e shpeshtë, vizitoni mjekun tuaj dhe bëni një ekzaminim në kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *