Një video e pabesueshme është filmuar në një fluturim të Southwest Airlines me destinacion Orlandon, ku një pasagjer duket se është acaruar nga e qara e një fëmije.
Fluturimi u vonua për shkak të një problemi. Ky fakt i kombinuar me pritjen dhe të qarën e foshnjës ka zemëruar një pasagjer, i cili ka nisur të shajë para syve të të gjithëve.
Të dy prindërit dhe stjuardesat e Southwest u përpoqën ta qetësonin atë, por pa rezultat.
“Pagova një biletë për një fluturim të rehatshëm”, dëgjohet burri duke bërtitur i zemëruar përpara se të vazhdojë.
“Ky fëmijë ka qarë për 40 minuta”, vazhdon ai.
Kur ekuipazhi i kërkon të ndalojë së bërtituri, pasagjeri zemërohet edhe më shumë. “Unë nuk po bërtas. A doni që unë të bërtas? Unë do të bërtas atëherë,” paralajmëron ai.
Një pasagjer pranë tij përpiqet ta qetësojë duke i kujtuar se ai është një burrë i rritur që i bërtet një foshnje.
“A kam paguar më shumë për të bërtitur?” u përgjigj burri. Mbylljani gojën asaj foshnje, dreqi ta hajë.”