Shefi i PDK-së, Abelard Tahiri ka propozuar mocion që ministrja, Artane Rizvanolli, të raportoj para deputetëve lidhur me arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit.
Tahiri tha se kjo është çështja më urgjente aktualisht dhe ministrja duket të tregoj para deputetëve se për çfarë ai është arrestuar, për çfarë tenderë bëhet fjalë.
“Si PDK kërkojmë që të vendoset si pikë parë e rendit të ditës të futet raportimi i ministres, të Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, pas arrestimit të kryeshefit të PDK-së, i cili ka qenë edhe anëtarë i LVV-së, si PDK kemi ngritur shqetësimet për abuzime që një vit….”
Ministrja të dal para deputetëve të tregoj se për cfarë abuzime bëhet fjalë për çfarë tenderë njëburimorë bëhet fjalë”, ka thënë Tahiri.