Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Poliçan. Bëhet e ditur se një 15-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit në rrugën rurale të fshatit Plirëz dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga.
Aksidenti ka rezultuar fatal për një adoleshent rreth 15 veç i cili ishte pasagjer. Kurse, të lënduar kanë mbetur dhe dy vajza të tjera të mitura që ndodheshin në automjet dhe drejtuesi i mjetit.
Të lënduarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.