Djali la nusen pa pasuri, nëna e Achraf Hakim habit me deklaratën

Saida, nëna e Achraf Hakimit, ka bërë disa deklarata për mediat marokene në të cilat duket se nuk ka përshtypje të mirë për ish-bashkëshorten e futbollistit, Hiba Abouk.

Nëna e lojtarit të PSG-së është pronare, me dëshirën e lojtarit e të gjithë pasurisë së tij, diçka që ajo vetë siç rrëfeu, nuk e dinte.

Mirëpo, Saida e ka justifikuar plotësisht vendimin e Hakimit dhe ka hedhur thumba drejt aktores, ish-partneres së të birit.

“Nëse djali im nuk e bën këtë, nuk do të mund ta hiqte qafe dot këtë grua”, thuhet se ka deklaruar ajo.

Është e qartë se nëna e tij nuk sheh asnjë problem me veprimet e djalit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *