Një lajm emocionues për fansat e muzikës, këngëtarja e dashur nga publiku, Donjeta Morina sapo ka njoftuar publikimin e një albumi.
Njoftimi u bë publik nga vetë këngëtarja dhe menaxheri, Bini Diez përmes një foto të shpërndarë në Instagram dhe njoftimi tashmë po bën bujë në rrjete sociale.
Albumi, i cili pritet shumë nga fansat dhe është vendosur të shfaqë talentin dhe krijimtarinë e artistes në një mënyrë të re dhe inovative, shkruan gazeta Neutral.
Albumi pritet të përmbajë një sërë zhanresh dhe stilesh, duke premtuar një tingull të freskët dhe do të tërheqë dëgjues të rinj.
Ky album i ri premton të sjellë edhe më shumë lumturi dhe frymëzim për dëgjuesit.
Talenti dhe aftësia e jashtëzakonshme e artistes, do të lë audiencën të mahnitur dhe nuk ka dyshim që do të shkëlqejë duke e bërë këtë album të domosdoshëm për çdo dashamirës të muzikës.
Fansat mezi presin të dëgjojnë se çfarë ka rezervuar artistja për ta, dhe pritjet po shtohen me afrimin e datës së publikimit./Neutral/