Ndonëse të ndarë prej dy vitesh, publiku do ende bashkë Mozzikun dhe Loredanën dhe përfliten vazhdimisht.
Dyshja që kanë ndarë rrugët përfundimisht në vitin 2021 kanë një vajzë së bashku, e cila kohët e fundit është “përdorur” shpesh për të thumbuar njëri-tjetrin.
Pas ndarjes, herë nëpërmjet teksteve, herë nëpërmjet statuseve, Lori dhe Mozzik e kanë akuzuar njëri-tjetrin që nuk janë prindëri perfekt për të voglën e tyre.
Loredana nga njëra ana thotë që Mozzik zgjodhi paratë para fëmijës së tij, ndërsa reperi nga ana tjetër i thotë vajzës në një këngë kushtuar asaj, që kur të rritet do t’ja shpjegojë të gjitha.
Së fundmi Mozzik e ka rikthyer këtë çështje të nxehtë sërish në qendër të vëmendjes. Ai ka postur një story në Instagram, të cilën më pas e ka fshirë, ku thumbon Loredanën: “Unë mund të jem shumë gjëra, por një baba i keq nuk do të jem kurrë një prej tyre.”/Afterparty/