Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës.
Ajo në Facebook ka dhënë një sqarim për kuorumin në Kuvendin e Kosovës.
“Kuorum për të filluar seanca kishte. Në sallë ishim rreth 90 deputetë. Rregullorja e Kuvendit kërkon që seanca të filloj kur ka kuorum – pra kur janë 61”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Postimi i saj i plotë:
Një sqarim për kuorumin sot në Kuvend.
Kuorum për të filluar seanca kishte. Në sallë ishim rreth 90 deputetë. Rregullorja e Kuvendit kërkon që seanca të filloj kur ka kuorum – pra kur janë 61.
POR, shumica po kalkulon sa deputetë i kanë ata në sallë, PA opozitën.
Pra, ne kot shkojmë aty. Rëndësi ka vetëm 50%-shi i parë (që nuk po arrijnë ta sigurojnë), jo dhe i dyti, dhe e gjithë kjo në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.