Konjufca nervozohet me mungesën e deputetëve: Kjo legjislaturë s’e meriton të vazhdojë

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka reaguar për mungesën e deputetëve në seanca.

Ai sot tha se për këtë arsye kjo legjislaturë s’e meriton të vazhdojë.

“Qysh po e shoh këtë sjellje të papërgjegjshme të disa deputetëve, unë s’mendoj që kjo legjislaturë e meriton të vazhdojë”, tha ai.

Disa nga deputetët prezentë i kërkuan emrat, por Konjufca tha se fjalën e kishte për ata që mungojnë.

Në rend dite për seancën e sotme janë pika të papërfunduara nga seancat e muajit shkurt dhe mars.

Në mesin e tyre është edhe votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021, votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, votimi në parim i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *