Restoranti shqiptar ‘Çka Ka Qellu’ zgjidhet një ndër restorantet më të mira në New York!

Restoranti autentik shqiptar në New York po ua shfaq klientëve të tij një botë të re ushqimesh për ta, shoqëruar me dekorime të stilit antik.

Restoranti i quajtur “Çka Ka Qëllu” po i kthen në kohë vizitorët përmes pamjes së tij dhe së fundmi është zgjedhur një nga restorantet më të mira në New York.

Pamja e tij ngjan me shtëpitë e vjetra mesjetare, me veglat antike të varura në mur dhe me tavanin e ndërtuar nga druri.

Sigurisht nuk është vetëm ushqimi që e bën këtë restorant të mrekullueshëm, është edhe atmosfera dhe shërbimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *