Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për vendimin e PE-së për miratimin e vizave për Kosovën.
Sipas saj vonesat janë shkaktuar nga kauzat e rrejshme të Vetëvendosjes.
“Me shumë vite vonesë, disa të shkaktuara nga kauzat e rrejshme të eksponentëve të klasës politike që sot janë në pushtet, e disa të tjera nga shpërfillja nga ana e B.E, më në fund u përmbyll procesi i stërgjatur i liberalizimit të vizave. Mirënjohje dhe falenderim të gjithë zyrtarëve publik, në Institucionet qëndrore dhe lokale, për punën dhe angazhimin në përmbushjen e kritereve të paracaktuara nga Komisioni Evropian”, shkroi Çitaku në Facebook.