“Pasi më vdiq babai, duhej të punoja në moshë tetë-vjeçare”, rrëfimi i Vedat Muriqit emocionon spanjollët

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është një nga lojtarët më në formë në La Liga këtë sezon.

Muriqi dje gjatë ditës mori pjesë në një intervistë të Ultima Hora, ku tregoi rreth karrierës së tij të gjatë dhe kohës së luftës në Kosovë.

Ish-futbollisti i klubit kosovar, KF Liria – tregoi se si në moshën tetë-vjeçare filloi të punonte dhe u detyrua ta linte shkollën.

“Kur isha në moshën gjashtë-vjeçare babai im vdiq, dhe unë duhej të mbijetoja. E lashë shkollën dhe fillova të punoja. Më duhej të vendosja: ose shkollën ose futbollin. Dhe duke qenë se më pëlqen futbolli, e lashë shkollën. Nëna ime ishte shumë e shqetësuar, sepse ishte një vendim tejet i rrëzikshëm. Gjithmonë them se kam pasur shumë fat që kam arritur këtu, sepse ishte pothuajse e pamundur që dikush nga Kosova të bëhej futbollist”, u shpreh Muriqi

Sulmuesi i Mallorca-s rrëfen historinë e tij, se ku ishte puna e tij e parë si tetë-vjeçar.

“Në restorantin e xhaxhait tim. Fillova të pastroj gotat në moshën tetë-vjeç dhe në dhjetë isha kamarier, sepse isha shumë i gjatë dhe qysh në moshën 16-vjeçare kisha mjekër.”, vazhdoi tutje sulmuesi kosovar

Vedat Muriqi gjatë këtij sezoni në La Liga ka zhvilluar 25 ndeshje, ka shënuar 12 gola dhe ka bërë dy asiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *