Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot ku u sulmua me mjet shpërthyes vetura së zyrtarit policor në fshatin Strellc i Ulët në komunën e Deçanit.
Rastin për Sinjalin e ka Teki Syla nga Policia Rajonale e Pejës, i cili ka bërë të ditur se sipas informacioneve të para në fshat është dëgjuar një krismë, që dyshohet se ka ardhur si pasojë e eksplodimit të mjetit shpërthyes.
“Janë informatat e para që një mjet shpërthyes. Është ndi një krismë, zhurmë e e mjetit shpërthyes në një rrugë në afërsi të shtëpisë ku ka qenë e parkuar vetura te shtëpia e zyrtarit policor. Njësitet policore janë në vendin e ngjarjes”, tha Syla për Sinjalin.
Tutje ai njoftoi se vetura është private dhe nuk bëhet fjalë për veturë zyrtare të Policisë së Kosovës.
“Për momentin rasti është duke u punu bashkë me prokurorin dhe ende nuk është klasifiku. Njësitet janë në vendin e ngjarjes”, tha Syla.
Sinjali mëson se në veturën e policit dyshohet se është hedhur një granatë dore.