Dëshmitari 2 fillon dëshminë, flet për organizimin e LDK-së në Malishevë

Dëshmitari i dytë i mbrojtur ka folur për qëllimin e LDK-së në kohën e 90-tave duke thënë se “së bashku me presidentin Ibrahim Rugova ishte qëllimi për shpalljen e lirë dhe të pavarur të Kosovës”.

Duke iu referuar si “institucione paralale në kohën e okupimit serb”, ai ka përmendur se ato udhëhehiqeshin shumica nga LDK-ja si presidenti Rugova, kryeministri Bukoshi e me radhë.

Më tej, dëshmitari ka folur për komunën e Malishevës dhe se gjatë kohës së luftës ishte aktive edhe LDK-ja.Ai ka thënë se LDK-ja kishte përkrahjen e qytetarëve të Kosovës, dhe ishin shqiptarë të Kosovës duke bërë që në zgjedhjet e vitit 1992 LDK-ja të fitoj shumicën.Dëshmitari ka rrëfyer se është bërë anëtar i LDK-së në vitin 1992.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *