Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeccare pianisti i njohur i muzikës xhaz, Ahmad Jamal.
Lajmin për vdekjen e artistit e konfirmoi për gazetën The Washington Post gruaja e tij, Laura Hess-Hey.
“Shkak i vdekjes ishte kanceri i prostatës”, tha vajza e tij Sumayah Jamal për NeW York Times.
Ahmad Jamal ishte një mik i përjetshëm i ikonës së xhazit Miles Davis dhe ndikoi në një brez muzikantësh. Ai ishte i njohur për një stil të rrallë- shpesh duke vendosur heshtje mes notave muzikore. Jamal e quante xhazin “muzikë klasike amerikane”.
Ai e filloi karrierën e tij të xhazit prej shtatë dekadash si adoleshent në epokën ‘bebop’ të spektaklit virtuoz – por stili i tij evoluoi me shpejtësi.