Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili është bërë një lojtar kyç i skuadrës së Lille, ka folur për ekipin e ëndrrave.
Zhegrova tha gjatë një interviste se ëndrra e tij është që të luajë për Barcelonën.
“Unë jam duke punuar shumë. Kam bërë progres në anën fizike dhe taktike. Nuk do të ndalem derisa të arrijë atje. Por, në futboll nuk i dihet. Po shpresoj që ta kem shëndetin, të vazhdoj të punoj dhe pastaj tjerat vijnë”, tha Zhegrova në Sports Show në Klan.
24-vjeçari ishte protagonist në dy ndeshje për skuadrën franceze.
Edon Zhegrova, javën e kaluar realizoi dy gola kundër Lorient duke ia mundësuar fitoren ekipit të tij.