Granit Kuleta nuk ka të ndalur rrëmben edhe një medalje në Tiranë

Granit Kuleta edhe njëherë dëshmoi që është më i miri në fushën e sportit  të “Budybuilding”.

Kuleta është shpallur kampion Evropian CUP në Tiranë për kategorinë 90kg.

Graniti ishte 16-vjeç kur filloi të kujdeset për pamjen fizike.

Granit Kuleta nga Prishtina pothuajse gjithë ditën e tij e kalon në palestër. Ndryshimi që ka arritur në trupin e tij, duke mos u dorëzuar asnjëherë, ka bërë që edhe reagimet e familjarëve të mos mungojnë. Gjithsesi, përkrahjen më të madhe pas secilës sfidë e ka pikërisht nga familja.

Ai tashmë ka sfiduar vetën në shumë gara për “Budybuilding” ka rrëmbyer shumë medalje nëpër vende të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *