Kapadaia me ‘Porsche’ sillet nëpër Prishtinë me armë në brez, Policia e kap mat te Lagjja e Spitalit 

Rastet kur Policia e Kosovës has në personat që mbajnë armë pa leje janë në rritje e sipër dhe kjo vazhdimisht e cenon sigurinë e qytetarëve të vendit si dukuri negative. Në shumicën prej këtyre rasteve të dyshuarit janë të rinj, raporton Gazeta Sinjali. 

Njëjtë ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate, kur Policia ka ndalur për kontroll një veturë te rrethi i Farmedit në Prishtinë.

Sinjali mëson se një patrullë e Policisë në rrugën ‘Arbnor e Astrit Dehari’ ka ndalur për kontroll një veturë të tipit ‘Porsche’, ku te shoferi 29-vjeçar kanë gjetur në brez një armë me një karikator dhe tetë fishekë, të cilat janë konfiskuar nga policët.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *