Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka ndarë detaje mbi marrëveshjen mes Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Qeverisë së Kosovës.
Fondi është paraparë të investojë deri në 260 milionë euro në Kosovë.
“Një pjesë e këtyre mjeteve, 80 milionë euro, pritet të jenë në dispozicion për investime në ndërtim të kapaciteteve të reja të energjisë së ripërtërishme me erë dhe diellore.
Ndërsa, pjesa tjetër e mbështetjes do të jetë në formën e një Aranzhimi për Gatishmëri në vlerë prej 100 milionë euro për 2 vitet e ardhshme” ka thënë mes të tjerash Kusari-Lila.
Ky është njoftimi i plotë i saj:
Kosova dhe FMN arrijnë marrëveshje për program të ri mbështetës në vlerë deri në 260 milion euro
Sukses i jashtëzakonshëm i Qeverisë së Kosovës, përmbyllen diskutimet dhe finalizohet programi i ri mbështetës me Fondin Monetar Ndërkombtar në vlerë 260 milion Euro, gjatë qëndrimit në takimet pranverore të Zv/Kryeministrit Besnik Bislimi dhe Ministrit Hekuran Murati, në Washingron D.C.
Një pjesë e këtyre mjeteve, 80 milion Euro, pritet të jenë në dispozicion për investime në ndërtim të kapaciteteve të reja të energjisë së ripërtërishme me erë dhe diellore.
Ndërsa, pjesa tjetër e mbështetjes do të jetë në formën e një Aranzhimi për Gatishmëri në vlerë prej 100 milionë euro për 2 vitet e ardhshme.