Demet Ozdemir dhe Oguzhan Koç u martuan në një dasmë madhështore në Stamboll gushtin e kaluar, por tani kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.
Demet dërgoi transportuesit për të marrë gjërat nga shtëpia ku jetonte me tê shoqin dhe u transferua në shtëpinë e saj në Zekeriyakoy, ku jetonte kur ishte beqare, kështu, duke i dhënë fund plotësisht martesës së tyre 228-ditore.
Tanimë thuhet se aktorja e njohur do të paraqesë në ditët në vijim kërkesën e saj të divorcit në gjykatë.
Është e vërtetë që prej një kohe nuk kemi mundur të realizojmë martesën tonë dhe kemi vendosur të divorcohemi. E dimë se ky vendim që kemi marrë në kuadrin e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë do të ndikojë edhe tek ne dhe familjet tona, ne po bëjmë çmos për ta kryer këtë proces në mënyrën më të ndjeshme, pa i mërzitur apo lodhur ata”, thanë dyshja në një deklaratë të përbashkët.