Ivan Skiba, një shofer taksie dhe baba i katër fëmijëve, u përfshi në një përleshje në fillim të luftës në Ukrainë.
Ai i shpëtoi për pak vdekjes kur ra në duart e forcave ruse, por pjesa tjetër e ukrainasve që ishin me të nuk ishin dhe aq me fat, sipas BBC.
Ivan u gjet i shtrirë mes të vdekurve, duke u përpjekur të fshihej. Ai u shtrir si i vdekur pasi e dinte që nëse do të bënte të kundërtën do të vdiste. Rusët tashmë po kontrollonin trupat e njerëzve që sapo kishin qëlluar, për t’u dhënë një goditje fatale atyre që mund të ishin të gjallë.
Ivan dëgjoi një nga rusët duke thënë: “Ai është ende gjallë!” Ivan pyeti veten nëse ata po flisnin për të. Ndoshta ata po flisnin për një nga të tjerët. Megjithatë, ai priste nga momenti në moment që ata ta qëllonin.
Ai tashmë kishte gjakderdhje nga një plagë. Një tjetër rus tha: “Ai do të vdesë vetë!” Por më pas u dëgjua një e shtënë. Ata qëlluan dikë tjetër.
Ivani në atë moment po përballej me impulse të ndryshme. Dhimbja nga plaga e tij është e padurueshme, por ai nuk mund të bërtiste. Por në atë moment, ai qëndroi palëvizur mes ukrainasve të tjerë të vrarë.
Ivan Skiba dhe familja e tij tani jetojnë në një fshat të vogël në Poloni. Të mavijosurat në fytyrë dhe trup janë shëruar. Por natën, kur të gjithë janë në gjumë, plagët në kujtesën e tij janë të hapura.
Kjo është historia e Ivan Skiba, njeriu që u kthye nga vdekja.