Nita Latifi ka qenë ndër të paktat banore të shtëpisë së BBV, e cila nisi të agjëronte në muajin shenjtë të Ramazanit.
Mirëpo për shkaqe shëndetësore, ajo duket se është detyruar që ta ndërpresë atë.
Ajo tha se ishte sëmurë dhe më pas kishte probleme me barkun, por arsye tjetër ishte edhe se hante iftar e vetme – duke u veçuar nga të gjithë banorët e tjerë që hanin bashkarisht në një orar tjetër.
Si për të shprehur mbështetjen e saj, Efi i ka thënë se tani e tutje nëse dëshiron mund të agjërojnë së bashku.