Modelja e njohur, Bella Hadid ka treguar mbështetjen e saj për Ariana Grande pasi mori një vrull komentesh negative për peshën dhe pamjen e saj.
Asnjëherë nuk e dini se me çfarë po kalon dikush mendërisht apo fizikisht. Sëmundje ose depresion. Hidhërim apo dhimbje zemre.
Thjesht nuk e bëni, dhe nuk do ta dini kurrë derisa të ecni brenda një dite me këpucët e tyre”, shkroi Bella në Instagram, duke etiketuar Granden së bashku me një ’emoji’ të bardhë me zemër.
“Instagrami nuk është i vërtetë dhe ne duhet të shikojmë më thellë dhe t’i kujtojmë vetes me vetëdije se secili prej nesh është thjesht qenie njerëzore që përpiqet më të mirën.
Kështu që herën tjetër që dikush dëshiron të shkruajë një artikull të keq për t’u tallur, ose një koment të keq për të marrë disa pëlqime, thjesht mbani mend këtë. Nëse dikush dëshiron të flasë keq për një person tjetër, largoni veten nga biseda. Është shumë më e lezetshme të jesh i sjellshëm”, vijoi ajo.