Ky është futbollisti shqiptar që u aksidentua për vdekje në Itali

Detar Tali Muça, personi që shihni në foto, është 26-vjeçari shqiptar që humbi jetën në një aksident tragjik në Itali.

I riu shqiptar, ditën e djeshme herët në mëngjes, teksa udhëtonte me një furgon u përplas me një kamion. Goditja ishte aq e fortë saqë për nxjerrjen e tij nga makina ndërhyri zjarrfikësja. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Parmës por sot në mëngjes u shpall i vdekur.

26-vjeçari që kishte lindur në Shqipëri ishte i apasionuar pas futbollit dhe kishte luajtur me ekipe të ndryshme të zonës ku banonte.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe klubi i Audax Orione. Në një postim në Facebook shkruhet:

Kryesia, stafi drejtues, stafi teknik dhe të gjithë anëtarët i shprehin ngushëllimet dhe bashkohen me dhimbjen e Familjes Muça, për vdekjen e djalit të tyre Tali Detar.

U prefsh ne paqe Tali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *