Ky është i dyshuari për dhunimin e 15-vjeçares në motelin në dalje të Prishtinës, vajza u gjet në bagazhin e veturës

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e shpesh të dyshuar, janë persona të njohur të tyre të cilët përkundër moshës minorene të viktimave, krijojnë raporte intime me to dhe i keqpërdorin seksualisht. Sinjali raportoi sot për një ngjarje e tillë që ka ndodhur dje në një motel në dalje të Prishtinës, ku një e mitur dyshohet se është dhunuar nga një person

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që po dyshohet lidhur me këtë rast është Kastriot Thaqi, 22-vjeçar, i cili tashmë është dërguar në mbajtje. 

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja është zbuluar në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, ku një njësi policore që po patrullonte, ka ndalur për kontroll një veturë.

Gjatë kontrollit është vërejtur se brenda veturës janë shtatë persona, ku dy nga ta, përfshirë viktimën, ishin të shtrira në bagazhin e veturës.

Shtatë personat që ndodheshin brenda automjetit janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar nga hetuesit policorë. 15-vjeçarja që ndodhej në bagazh ka deklaruar para hetuesve policorë që ka kryer marrëdhënie seksuale me njërin prej të dyshuarve.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *