Pas takimit me serbët nga Kosova, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë me gazetarët në Rashkë., ku tha se Serbia “do të përpiqet të kontribuojë në dialog, të shkojë drejt zgjidhjeve të kompromisit”, por shtoi se është skeptik”.
Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, se sa hapësirë i ka mbetur Serbisë “për të ruajtur paqen dhe serbët në Kosovë dhe ku do të çojnë konfliktet e mundshme”, ai u përgjigj se i di kërkesat e popullit serb.
Detyra e ministrave dhe e presidentit është të bëjnë gjithçka që është e mundur për të shpëtuar njerëzit, jetën e tyre. Nëse nuk do të kisha pësuar një kritikë të tillë dhe do të kisha humbur një pjesë të besimit të këtyre njerëzve në dhjetor, pyetja është se sa prej tyre nuk do të ishin sot këtu mes nesh”, tha ai.
“Gëlltitni atë që keni për të gëlltitur dhe bëni atë që është e mirë për njerëzit. Mos harroni se çdo konflikt i mundshëm është konflikt me NATO-n, jo me Prishtinën.” nënvizoi Vuçiq.