Kur do të mbahet takimi i radhës Kurti-Vuçiq

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Nabila Massrali nuk konfirmoi sot nëse ka ndonjë informacion të ri për mundësinë e dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ajo potencoi se lidhur me këtë çështje do të njoftojnë kur të jetë e përshtatshme.

“Kam frikë se nuk kam asgjë që mund të konfirmoj në këtë pikë dhe ne do të njoftojmë kur të jetë e përshtatshme”, tha ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur javën e kaluar se gjatë muajit prill do të ketë një takim të nivelit të lartë në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *