Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:20 në Çagllavicë, ku janë përfshirë 9 automjete dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se tri prej automjeteve të përfshira në aksident kanë qenë në lëvizje, e gjashtë të parkuara.
Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 9 automjete ( tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti