Një fëmijë tetë vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën si pasojë e sulmit nga një qen fqinj, ka konfirmuar MPB-ja e Maqedonisë së Veriut.
“Dje është sjellë në klinikën tonë një fëmijë tetëvjeçar për shkak të lëndimeve në kokë dhe qafë nga kafshimi i qenit. Në momentin e pranimit fëmija nuk kishte shenja jete dhe kishte gjakderdhje. Ne morëm masa reanimacioni, por për fat të keq, pa dobi”, tha drejtori i spitalit St. Naum Ohridski, Ljuben Arsenkov, përcjell Nova.rs.
Sipas Televizionit Telma, një fëmijë tetë vjeç ka hyrë në oborrin e fqinjit ku është sulmuar dhe kafshuar nga një bullmastiff anglez 12-vjeçar. Ata gjithashtu deklarojnë se fëmija ka pësuar gjakderdhje të bollshme nga kafshimi. 8-vjeçari u dërgua menjëherë në spital me makinë, por ai mendohet se ka vdekur rrugës nga gjakderdhja e madhe në kokë dhe qafë.
Ata shtojnë se pronari i bullmastifit anglez është thirrur menjëherë në komisariat mbrëmë për një intervistë informative. Burime nga hetimi thanë gjithashtu për Telma se familjet e fëmijës dhe pronari i qenit janë fqinjë të parë dhe me marrëdhënie të mira.