Çifti i vetëm i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Gresa dhe Andi tash e sa kohë nuk janë shfaqur së bashku.
Dyshimet për ndarjen e tyre i ka shuar Gresa.
Ajo në një intervistë ka thënë se është takuar me familjen e Andit dhe të njejtën pritet ta bëjë edhe Andi me familjen e saj.
Planet e të ardhmes për Gresën janë modelingu në New York, ndaj kjo do t’i lidhë akoma më shumë sepse familja e Andit jeton atje.
E pyetur nëse janë gati për hapa më të mëdhenj në lidhje, Gresa tregoi se po e lënë “të rrjedhë”, duke shijuar momentin, pa biseduar ende për të ardhmen e tyre.