Policia e Kosovës i ka identifikuar të dyshuarit të cilët këtë mbrëmje e kanë sulmuar fizikisht, gazetarin, Valon Syla.
Siç, mëson Dukagjini, të dyshuarit pritet të arrestohen së shpejti.
Ndryshe, gazetari Valon Syla, u sulmua pasi doli nga mediumi T7, sipas tij, për shkak të disa komenteve që i ka bërë për një klerik fetar.
Pas sulmit ai u trajtua në QKUK, dhe vetë ai tha se lëndimet ishin të lehta. Sulmin ndaj tij e kanë dënuar partitë politike, gazetarët e shoqëria civile.